Bavarezët po mendojnë ta freskojnë ekipin duke sjell lojtar të ri, përkatësisht duke u dhënë lamtumirëve veteranëve të klubit.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Real Madridit, Arjen Robben ka njoftuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Deri tani këmbëshpejti ka 98 gola nga 198 ndeshje për gjigantët e Bundesligës.


“Është viti im i fundit në Bayern. Kanë qenë 10 vjet të bukura, por është koha për ta lënë tani”, tha ai për Omnisport. Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness kishte lënë të kuptohet se futbollisti do ta bënte njoftimin gjatë kësaj jave. Hoeness aludoi se Robben së bashku me francezin, 35-vjeçarin Franck Ribery do të largohen si lojtar të lirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Previous Next