Ka qenë legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, personi që ka ndërmjetësuar marrëveshjen për rikthimin e bujshëm në “Old Trafford” të Ole Gunnar Solskjaer, sigurisht në rolin e trajnerit të përkohshëm.


Ish-sulmuesi norvegjez i “Djajve të Kuq” u rreshtua mes disa kandidaturave për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës në një moment të vështirë, pasi Ed Woodward vendosi të shkarkonte Jose Mourinhon pas disfatës zhgënjyese në Liverpool. Mësohet se ish-trajneri i famshëm i United, Ferguson, punoi në prapaskenë për kthimin e ish-ndihmësit të tij, Mike Phelan, 56 vjeç, si bashkëpunëtori kyesor i Solskjaer. Woodward ishte i dëshpëruar pas humbjes me Liverpoolin dhe e kishte vendosur shkarkimin e Mourinhos, por dështimet e njëpasnjëshme të disa trajnerëve të njohur (David Moyes, Louis van Gaal dhe Mourinho) e shtynë të merrte mendimin e legjendës skoceze. Vendimi për shkarkimin e Mourinhos u mor menjëherë pasi ishte siguruar që Solskjaer dhe Phelan kishin pranuar të drejtonin përkohësisht ekipin, sigurisht me ndërmjetësimin e Ferguson. Kjo lëvizje u duk qartë se është pritur mirë edhe nga lojtarët, që reaguan me një fitore bindëse 1-5 në fushën e Cardiffit.

Previous Next