Qendërmbrojtësi i Barcelona-s, Jordi Alba, është shprehur se shpreson që lajmet e mediave për blerjen e Alvaro Morata-s nga ana e katalasve të jenë të vërteta.
Sipas radios “RAC1”, Barça po konsideron nënshkrimin e spanjollit, i cili iu bashkua Chelsea-t nga Real Madrid për 65 milionë euro verën e kaluar.
“Morata është një lojtar fantastik,” ka thënë Alba për “Diario As”. “Unë e vlerësoj shumë dhe ne kemi qenë shokë skuadre (me kombëtaren e Spanjës), por i takon klubit të bëjë lëvizjen. Lojtarët e rinj janë gjithmonë të mirëpritur te Barça.” Spanjolli ka shënuar 16 gola në 45 ndeshje për “Blutë” e Londrës, por duket se nuk është një nga të preferuarit e trajnerit Sarri. Sipas shtypit katalanas, sulmuesi do të ishte i gatshëm të kishte një rol më pak të rëndësishëm te “blaugranat”, sesa të mbulojë të njëjtin rol në “Stamford Bridge”.