Liverpool ka bërë një prej starteve më të mira të kampionatit në vitet e fundit.

Skuadra duket tejet e komponuar, si dhe ka fond të mjaftueshëm për rotacione të ndryshme. Këtë mund ta konfirmojmë edhe nga fjalët e vet trajnerit Jurgen Klopp, i cili ka thënë se me gjasë nuk do të ketë ndonjë përforcim në “Anfield”, gjatë janarit.


“Nëse do të më pyesnit para dy javëve nëse do të bënim ndonjë transferim, do të thosha jo” ishin fjalët e gjermanit. Liverpool në fundjavë do të përballet me Manchester United, në një nga ndeshjet më të vështira të kampionatit. Forma e “The Reds” është më e mirë, mirëpo në ndeshjet kundër United, asnjëherë nuk ka favorit.

Previous Next