Jose Mourinho, prej ditës së sotme edhe zyrtarisht më nuk është trajner i Manchester Unitedit, pasi klubi anglez ka njoftuar se e ka shkarkuar portugezin.
Mou këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të keqe, pasi nga 17 xhiro, ka arritur t’i grumbulloj vetëm 26 pikë, pra 19 pikë mbrapa rivalit të përbetuar, Liverpool i cili e kryeson vendin e parë.
Humbja e së dielës prej Liverpoolit, me rezultat 3-1, duket se i ka kushtuar Mourinhos me shkarkim nga posti i trajnerit në Manchester United. Jose Mourinho, për herë të parë në Premierligën angleze si trajner kishte ardhur në vitin 2004, te Chelsea. Mourinho pas sukseseve në Chelsea, për tri viti u shkarkua nga klubi londinez pas një barazimi 1-1, në Ligën e Kampionëve ndaj Rosenborgut, në “Stamford Bridge”. Barzimi me një skuadër si Rosenborg, dukej i pa pranueshëm për drejtuesit e Chelseas dhe për këtë arsye e kanë shkarkuar atë. Mourinho pas shkarkimit të tij në vitin 2007, nga Chelsea, kishte kontratë edhe për tri viti deri në vitin 2010, me 5 milionë funte në vit. Mourinhos nuk i kishte ecur mirë edhë në Real Madrid, pasi kishte humbur finalen e “Copa del Rey”, në vitin 2013-të ndaj Atletico Madridit, ai e kishte cilësuar sezonin 2012-2013, si sezonin më të keq të karrierës së tij. Dhe pas tri ditëve, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kishte njoftuar se Mourinho do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ani pse kishte kontratë deri në vitin 2016-të me madrilenët. Kur nuk e kishte menduar askush, Jose Mourinho, u rikthye te Chelsea në vitin 2013-të.
Mourinho, kur ishte rikthyer tek Chelsea kishte deklaruar kështu: “ Në karrierën time kam dy pasione të pa harruara, Interin dhe Chelsean, dhe Chelsea është më e rëndësishme për mua”. Sezonin 2013-14, portugezi e kishte përfunduar në vendin e dytë, me katër pikë mbrapa Manchester Cityt, që ishte shapllur kampion në atë sezon. Sezoni 2014-15, ishte i Jose Mourinhos, pasi arriti që të shpallet kampion në Premierligë, me vetëm tri humbje tërë sezonin. Në atë vit, portugezi ishte shpallur edhe trajneri më i mirë i Premierligës. Por, Jose Mourinhos, fundi i erdhi në dhjetor të vitit 2015-të, pasi nga 16 ndeshje në Premierligë, i kishte humbur nëntë prej tyre. Dhe shkak i këtyre rezultateve të dobëta, Mou u shkarkua për të dytën herë nga Chelsea. I vetë quajturi ‘Special One’, në maj të vitit 2016-të e mori drejtimin e Manchester Unitedit, me një optimizëm të madh, por që nuk u tregua aq i suksesshëm në Premierligë, ani pse me 24 maj të vitit 2017-të e fitoi Europa Leaguan, me rezultat 2-0, ndaj Ajaxit. E shkarkimi i katërt për Moun, erdhi sot me 18 dhjetor të vitit 2019-të, pas një starti të tmerrshëm me ‘djajtë e kuq’. Mourinho në këtë sezon, përpos problemeve me pikët e grumbulluara dhe lojërat e jo të mira të shfaqura, kishte probleme edhe me mesfushorin Paul Pogba, të cilin për disa ndeshje nuk e inkuadroi në lojë, duke e lënë në bankën rezervë.