Jose Mourino është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i Manchester United. Sikurse raporton “BBC Sport”, portugezi nuk do të jetë më pjesë e United.

Rezultatet e dobëta gjatë këtij sezoni dhe gjithashtu humbja që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool kanë bërë që Mourinho të shkarkohet nga drejtimi i 20 herë kampionëve të Anglisë.


Në karrierën e tij, “Special One” ka fituar gjithçka të mundshme, si kampionate apo edhe Champions League, e me radhë. Marrëdhëniet mes Special One dhe zëvendës-presidentit Ed Woodward ka kohë që janë të ndara dhe që në verë nisi konflikti i hapur, kur Mourinho kërkoi qendërmbrojtës klasi, por nuk u ble, pasi klubi gjykoi se nuk ekzistonin lojtarë në treg më të mirë se ata që ka në ekip Mourinho.

Previous Next