Mediat britanike kanë raportuar pasditen e sotme se klubi torinez ka pikëtuar sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si futbollistin ideal që mund të vishet bardhezi dhe të zëvendësojë në mënyrën më të mirë kroatin Mandzukiç.


Për belgun, “Djajtë e kuq” paguan rreth 90 mln euro te Evertoni, por ndryshe nga sezoni i kaluar kur shënoi 16 gola në kampionat dhe kontribuoi në renditjen e klubit në vend të dytë, këtë sezon Lukaku nuk po arrin të lërë gjurmë.Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer si trajner i Manchester United, Romelu Lukaku qëndroi në stol, një shenjë kjo se norvegjezi nuk e sheh si titullar, ndaj edhe klubi anglez mund të mirëpresë ofertat në drejtim të tij. Belgu shihet si zevdësuesi ideal Mario Mandzukic i cili mot mbush 33 vjec.

Previous Next