“Zonja e vjetër” ka mposhtur skuadrën e Inter me rezultatin minimal 1:0.

Juventus ka shënuar fitore në kryendeshjen e xhiros së 15-të, të Serie A. “Zonja e vjetër” ka mposhtur skuadrën e Inter me rezultatin minimal 1:0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me disa raste nga të dyja skuadrat ku vlen të veçohet ai i Gagliardinit dhe Chiellinit. Në pjesën e dytë dinamika e lojës u rrit dhe skuadrat u hapën edhe më shumë. Ishte minuta e 66’ që solli golin e parë. Mario Mandzukic ishte ai që kaloi skuadrën e Juventus në epërsi. Me këtë gol, kroati i siguroi skuadrës së tij tri pikë, pikë këto që mund të konsiderohen të “arta”, pasi Inter është konsideruar si rivali i vetëm që mund t’i bëj ballë Juves këtë edicion. Tashmë Juventus ka 43 pikë pas 15 ndeshjeve, 14 më shumë se skuadra e Inter që pozicionohet në vendin e tretë.

Previous Next