Pas çështjes së Sergio Ramosit te Reali i Madridit, që mori një substancë të ndaluar në finalen e Championsit, dhe pas problemeve me transferimin e Neymar te PSG, tani “Football Leaks” vendosi një tjetër skuadër spanjolle në shënjestër.
Atletico Madrid ka përfunduar nën akuzë për shitjen e diskutueshme të Yannick Carrasco te klubi kinez, Dalian Yifang, një marrëveshje e finalizuar në shkurtin e këtij viti. Informacionet e faqes së internetit më “sekrete” në futbollin botëror riprodhohen me shpejtësi dhe shumë rrallë janë të pavërteta. Faktet në fjalë i përkasin vitit 2015, kur Atletico bleu futbollistin nga Monaco, duke hapur një linjë kreditore me agjentin e lojtarit për 97 milionë dollarë. “Los Colchoneros” kishin bashkautorësinë e një fondi kanadez investimesh, e kartoni i Yannick Carrasco ishte një lloj pengu për të marrë paratë. Gjithashtu, akordi me Monaco parashikonte që Atletico duhej të paguante klubin e Principatës me 25%, nëse do ta shiste lojtarin në dy vitet e para. Por, borxhet janë shlyer në mënyrë të dyshimtë, me shitjen e Niko Gaitan te kinezët dhe manovra të kolosit kinez “Ëanda”, që i ka dhënë emrin stadiumit të Atleticos dhe ka në pronësi ekipin e Dalian.
——————————————————————
INFO:
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————