Trajneri i ekipit të Liverpool, Jurgen Klopp, ka rrëfyer një episod kurioz që ka ndodhur dy vite më parë, para se të drejtonte “reds”.
Ai ka treguar se presidenti i ekipit napoletan, Aurelio de Laurentiis e ka kontaktuar për ta sjellë në Serinë A, për të drejtuar Napolin.


Asokohe ai drejtonte ekipin gjerman të Borussia Dortmund, por në fund vendosi të transferohet në Premier League dhe jo në Serinë A. “Unë kam ende edhe 3 vite e gjysmë kontratë me Liverpool dhe nëse do të më kërkojnë sërish nga Seria A do të vij këtu, të drejtoj në Itali. Italia më pëlqen shumë, ashtu sikurse edhe ushqimi i saj edhe pse nuk e flas gjuhën tuaj. Më pëlqen presidenti De Laurentiis, një njeri që i thotë gjërat troç, pa u fshehur pas fjalëve. Ai ka ditur gjithnjë të zgjedhë trajnerët e duhur për Napolin, si Benitez, Sarri dhe tani Ancelotti. Unë, tani për tani, jam i kënaqur te Liverpool, në të ardhmen mund të jem në Serinë A”, tha Klopp.

——————————————————————


INFO!
Me rregullat e reja të Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, pasi janë reduktuar postimet e faqeve, duke ju dhënë përparësi postimeve të shokëve dhe grupeve, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë — Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on' (kjo e fundit - të njoftoheni për postimet). Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android) apo (iOS).


——————————————————————



——————————————————————



——————————————————————




——————————————————————



Previous Next