Pas humbjes së parë në Premier League një tjetër lajm i keq ka ardhur sot për Manchester City.
Mesfushori spanjoll David Silva ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të mungojë të paktën 2 jave, lajm që është konfirmuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola.
Ky i fundit tha se nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin në ndeshjet e radhës, përfshirë nga sfida e sotme në Champions ndaj Hoffenheim. Silva u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea në kampionat, ku u zëvendësua në minutën e 68-të nga Gundogan. David Silva in shtohet listës së të dëmtuarve te skuadra e Cityt, ku ndodhen edhe kampionë të tjerë si Kevin De Bruyne apo Sergio Aguero, mungesa të rëndësishme për trajnerin Pep Guardiola, që tha se ka vetëm 15 lojtarë në dispozicion për takimin e radhës. “David Silva nuk do të luajë, do të mungojë për disa javë. Për fat të keq nuk kam as De Bruyne, Danilo dhe Aguero, ndaj do të na duhet të improvizojmë. Për fat të mirë jemi në raundin tjetër në Champions, por kemi për detyrë ta mbyllin këtë fazë në vendin e parë”, tha Guardiola.
——————————————————————
INFO!
Me rregullat e reja të Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, pasi janë reduktuar postimet e faqeve, duke ju dhënë përparësi postimeve të shokëve dhe grupeve, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë — Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on' (kjo e fundit - të njoftoheni për postimet). Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android) apo (iOS).
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————