Arsenali ka dërguar skautë për ta ndjekur futbollistin turk.

Arsenal ka vendosur objektivin e radhës për të përforcuar skuadrën që drejtohet nga Unai Emery, Topçinjtë po ndjekin nga shumë pranë Cengiz Under, talentin e Romës i cili këtë sezon po tregon paraqitje shumë të mira me verdhekuqtë.


Reprezentuesi turk arriti të shënonte edhe në takimin që Roma barazoi përballë Interit, një gol ky i cili duket se gëzoi dikë të veçantë në “Olimpico”. Pikërisht një skaut i Arsenal ndoqi paraqitjen e 21-vjeçarit mbrëmjen e së dielës, dhe goli i shënuar prej tij, tashmë duket se ka bindur përfaqësuesin e klubit anglez për aftësitë që ai ka. Under vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe Arsenali pritet që shumë shpejt të bëjë ofertë për ta transferuar në Emirates futbollistin.

Previous Next