Futbollisti amerikan kërkohet nga klubet e mëdha angleze. Crhstian Pulisiq nuk e ka fshehur dëshirën që të transferohet në Premier Ligë.

Aktualisht reprezentuesi i SHBA-ve po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund, por në verë ai pritet të ndërrojë ambient.


Liverpool dhe Chelsea janë dy skuadrat e interesuara për amerikanin, por sipas Evening Standard, futbollisti preferon më shumë ekipin e Jurgen Klopp sesa Blutë e Maurizio Sarrit. Chelsea raportohet të ketë ofruar 70 milionë funte, por vetë futbollisti është në pritje të një oferte nga Liverpool dhe të transferohet në Anfield.

Previous Next