Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku është emëruar ndihmëstrajner në kombëtaren e Kroacisë U-19.

Kozniku konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është kënaqësi të jesh përkrah selektorit të U-19, Ivan Gudelj, ish futbollistit të mirënjohur të Hajdukut të Splitit.


Ky është një sukses i madh për Koznikun, sidomos që federata kroate e ka emëruar në këtë pozitë.

“Oferta ka qenë e parefuzueshme dhe jam krenar që do të jem përkrah Gudelj”, tha Kozniku për “Bota sot”. Në fakt, Kosova nuk e deshi si trajner, por kroatët ia besuan detyrën që të punon me gjeneratat e reja. Kozniku ka qenë reprezentues i Kroacisë dhe me të cilën ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror - “France 98”. Kozniku ka pasur synim që të jetë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës, por kjo detyrë nuk iu besua nga bordi i FFK-së.


Previous Next