Pak minuta pasi Luka Modric u shpall fitues i “Topit të Artë” për vitin 2018, Leo Messi reagoi përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram.

Në këtë rast nuk kishte asgjë me shkrim, ndonjë status a diçka të tillë, por një foto, që duket se përmbledh tërë qëllimet e yllit argjentinas në jetë.


Messi ka hedhur një fotografi me fëmijët e tij më të mëdhenj, Thiago dhe Mateo. Nga fotoja mund të kuptohet se për të, tashmë përparësi absolute është familja. Ndërsa shumica e botës së futbollit po shikonte ceremoninë e dhënies së “Topit të Artë” në Paris, “10” e Barcelonës, që mungonte mes tre finalistëve për herë të parë, që nga viti 2006, gëzonte me fëmijët e vet në shtëpi.

Previous Next