Liverpool ka regjistruar një tjetër paraqitje fantastike në Premierligë, duke e mundur 4:0 Newcastle United në ‘Anfield Road’, duke shfrytëzuar në anën tjetër humbjen e Manchester Cityt në udhëtim te Leicester City.


Liverpool shfrytëzon humbjen e Man Cityt, shkëputet për gjashtë pikë Skuadra e Jurgen Klopp ka treguar edhe një herë se jo rastësisht janë lider në Premierligë, duke e mundur 4:0 në shtëpi Newcastle United, në ndeshjen e javës së 19-të. Dejan Lovren, Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho ishin golashënues në fitoren e 16-të të Liverpoolit këtë sezon. Fitorja e Liverpool ka marrë edhe më shumë kuptim për tifozët e ‘The Reds’, pas humbjes 2:1 të Manchester Cityt në udhëtim te Leicester City. Kampionët aktual të Premierligës kanë pësuar edhe humbjen e tretë këtë sezon në Premierligë, të dytën në tri ndeshjet e fundit. Albrighton dhe Pereira shënuan për fitoren e Leicester në përballjen ndaj Man Cityt. Golin e vetëm për skuadrën e Manchester Cityt e ka shënuar Bernard Silva.




Previous Next