Skuadra angleze e futbollit Liverpool do të nënshkruajë një kontratë të re sponsorizimi me kompaninë amerikane të veshjeve dhe aksesorëve New Balance duke nisur nga sezoni 2019/2020, nga e cila do të përfitojë 83.36 milionë euro.


Sipas ‘Daily Mail, ekipi anglez prej 3 vitesh përfiton 40 milionë funte në vit, një periudhë kjo kur ‘New Balance’ e drejtuar nga William Riley regjistroi rritje të ndjeshme të shitjeve falë sukseseve sportive të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.Në këtë pikë, New Balance me bazë në Massachustetts vendosi që të rrisë kontributin e saj te Liverpooli edhe me 30 milionë funte të tjerë duke i dhënë mundësinë që të kalojë edhe Manchester United me kontratën e nënshkruar me Adidas. Ndryshe, Liverpooli rezultoi si klubi që është ndjekur më shumë sezonin e kaluar me 880 milionë shikues në të gjitha garat.

Previous Next