UEFA ka nisur hetimet për kampionët e Premier Ligës.

Football Leaks zbulon se UEFA po përmbyll një hetim dhe mund të marrë masa drastike ndaj Manchester Cityt. Gjithçka ka të bëjë me aspektin financiar dhe nëse gjenden prova të shkeljeve dhe anashkalim i rregullave të fair-play financiar, atëherë UEFA mund të përjashtojë ekipin anglez nga çdo kompeticion evropian, për sezonin e ardhshëm. Në vitin 2014 drejtuesit e Cityt kishin kryer manovra për të shmangur FFP. Rezultatet e hetimit do të dalin së shpejti dhe kampioni anglez do të marrë vesh masat e ndërmarra, që mund të çojnë deri në përjashtim nga Liga e Kampionëve.


Previous Next