Neymar është njëri ndër lojtarët më të përfolur në botën e futbollit.

Jo vetëm nga stili i tij i lojës dhe e ardhmja e tij te PSG-ja, por edhe për gjëra që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Braziliani është njëri ndër lojtarët më të talentuar në futboll, ndërsa ai ka shfaqur talentin e tij edhe në lojërat online.


Neymar është bërë pjesë e lojës ‘Call of Duty’, duke treguar se ai ka një talent edhe për këto gjëra. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, braziliani shihet duke luajtur një lojë online, e që i shfaq aftësitë e tij të mrekullueshme. Natyrisht se fansat e tij do të befasohen nga videoja që mund ta shikoni më poshtë, por që është normale për një lojtar që kërkon të relaksohet pas ndeshjeve të njëpasnjëshme si në ligë dhe me kombëtaren e Brazilit.

Previous Next