Massimiliano Mirabelli, në mikrofonat e TeleLombardia, ka folur për mundësinë që Milani të merrte Cristiano Ronaldon përpara se ky i fundit të kalonte te Juventusi për 100 mln euro.

Ish-drejtori sportiv kuqezi ka rrëfyer prapaskenat e nxehta të verës së shkuar, përpara se të nisnin vështirësitë dhe Yonghong Li të dilte nga skena.


“Meqë është një argument delikat, nuk dua të bëhem antipatik. E vërteta është ajo që është thënë. Kishim mundësi dhe biseduam edhe me Mendes. Në mënyrë delikate i thashë pronarëve se duhet të linim këtë ide. Sigurisht, ishin shifrat dhe aspekti ekonomik që na e pengonte. Nuk ishim të çmendur, jo!” “Mund t’iu siguroj se nëse do të ishin pronarët aktualë (Elliott), Ronaldo sot do të ishte te Milani dhe jo Juveventusit. E them në mënyrë kategorike. Kisha bindje. Ishin caktuar të gjitha, rrogat, komisionet dhe detajet e kontratës. Madje, bisedova me Ronaldon dhe më tha: “Europa League kurrë nuk e kam fituar, do ta bëj me Milanin”. “Garancia ime personale ishte që në momentin kur Berlusconi i jep Milanin Yonghong Li isha i qetë. Po flasim për një ndër njerëzit më të rëndësishëm në Itali dhe botë”.


Previous Next