Luka Modric është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2018.

Mesfushori kroat që i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, nuk ka mundur ta fsheh lumturinë për këtë të arritur. “Ka një parim që thotë se gjërat e mira nuk vijnë kurrë lehtë”, ka deklaruar Modric.


“Jeta ime është bërë nga lufta dhe puna e madhe për të arritur qëllimet e mia. Nuk ka qenë e lehtë për të fituar”, ka shtuar ai. Modric duke vazhduar tutje, ka treguar se edhe në çfarë vendi do ta mbajë trofeun e Topit të Artë. “Ditët e para do ta vendos në dhomën e gjumit, aty afër shtratit. Sa herë të zgjohem, unë nuk mund të them se kjo gjë është më një ëndërr, sepse do ta kem aty”.

Previous Next