Luka Modric ka zbuluar njeriu që e motivoi më së shumti për Topin e Artë.

Duke veçuar familjen, Luka Modric ka thënë se Zinedine Zidane kishte besuar në të që do ta fitonte Topin e Artë. Mesfushori kroat deklaroi se trajneri francez i kishte thënë qysh në ditën e parë se do ta fitonte çmimin e madh.


“Kur Zidane erdhi te Real Madrid si trajner, ai më ftoi në zyrën e tij duke më thënë se do ta fitoja Topin e Artë”, tha fillimisht Modric, “Më tregoi për rëndësinë që kisha për ekipin dhe për strategjinë e tij, por mbi të gjitha një lojtar që mund ta fitoj Topin e Artë. “Në fund të vitit i numërova trofetë individualë dhe besova në vete se mund ta fitoj edhe këtë çmim”, ka shtuar më tej kroati.

Previous Next