Lojtarët e Manchester United nuk duhet ta dëgjojnë trajnerin Jose Mourinho dhe të gjejnë identitetin e tyre, thotë ish-mbrojtësi i Arsenal Martin Keown.

Unitet ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në Premier League dhe stili i tyre i lojës është kritikuar nga analistët.


“Paraqitja e tyre është një nga më të këqijat që kam parë në 25 vitet e fundit,” shprehet Keown për Football Focus. “Lojtarët e United nuk duhet ta dëgjojnë trajnerin e tyre tani. Nëse u thuhet të luajnë kështu, atëherë qenkan lënë vetëm, nuk e kuptoj identitetin e këtij United-i. “Mourinho ka një punë të mrekullueshme, por “Special One” është kthyer në “Lonely One” (i vetmuari). “Gjithsesi do të ketë një kalendar të lehtë në javët e ardhshme dhe duhet të fillojnë të fitojnë ndeshjet për t’u ngjitur sa më sipër në renditje.”

Previous Next