Tragjjedi në shtëpinë e Stuttgart, pasditen e të shtunës.
Menjëherë pas ndeshjes së fituar në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgart, 2-1 kundër Hertha Berlin, ndërroi jetë babai i kapitenit të skuadrës, Christian Gentner, që ndodhej në stadium për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij. Në përfundim të ndeshjes, babai i tij, Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor. Të kota ndërhyrjet e menjëhershme. “Stuttgart vajton Herbert Gentner. Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner ndërroi jetë në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin. Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.