Bayerni i Mynihut do të hidhet fuqishëm në merkato pasi në janar pritet të bëjë transfertën më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Ditët e para të janarit bavarezët pritet që të kompletojnë nënshkrimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Lucas Hernandez për 80 milionë euro, shkruan e perditshmja spanjolle “AS”.


Kjo shumë është në klauzolën e francezit dhe do të paguhet më 1 janar nga bavarezët, ndërsa ai është lojtari i parë i tyre si pjesë e një projekti të ri nga gjermanët. Edhe pse Lucas ka rinovuar marrëveshjen e tij me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në verën e vitit 2024, tashmë “Marca” e ka bërë fakt të kryer largimin e tij drejt Mynihut. Bayern do t’i ofrojë Lucas Hernandezit një kontratë 4-vjeçare.

Previous Next