Mesfushori anësor i Juventusit, Juan Cuadrado është operuar pasditen e sotme në Barcelonë, për një problem në gjurin e majtë, të cilin e dëmtoi në ndeshjen e fundit të Champions Leagues, atë ndaj Young Boys-it në Bern.

Klubi bardhezi njoftoi se operacioni i kolumbianit shkoi me sukses dhe se tashmë do të fillohet me procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit të plotë, ndërsa ende nuk ka një datë për rikthimin në fushë të tij, ndonëse nuk pritet më herët se muaji mars i vitit të ardhshëm. Kujtojmë që përveç Cuadrados, në klubin bardhezi iu nënshtrua një operacioni edhe anësori tjetër, Joao Cancelo, i cili ashtu si kolumbiani, do të mungojë për disa javë.

Previous Next