Jemi në përfundim të pjesëve të para të kampionateve në ligat më të forta të Evropës, dhe shumë skuadra tashmë kanë dëshmuar se verën që shkoi kanë realizuar transferime të qëlluara.

“Kurrë nuk do të shpenzonim 100 milionë euro për një 33 vjeçar”, pati deklaruar presidenti i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, derisa komentonte transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus. Këto deklarata ka arritur t’i demantojë Cristiano Ronaldo, që ka mahnitur me sezonin që po zhvillon në Serie A te Juventus, duke u shndërruar shumë shpejtë vendimtar për kampionët e Italisë. Cristiano Ronaldo me paraqitjet e tij ka zënë vend në transferimet më të mira të bëra verën e fundit në listën e përpiluar nga ‘Goal.com’. Në këtë listë është edhe Xherdan Shaqiri, njeriu i momentit të Liverpool. Listën e plotë e gjeni në pjesën e mëposhtme:• Thomas Lemar | Nga Monaco te Atletico Madrid • Daley Blind | Nga Man United te Ajax • Andre Silva | Nga Milan te Sevilla • Joao Moutinho | Nga Monaco te Wolves • Andre Gomes | Nga Barcelona te Everton • Krzysztof Piatek | Nga Cracovia te Genoa • Arthur | Nga Gremio te Barcelona • Xherdan Shaqiri | Nga Stoke te Liverpool • Rodrigo | Nga Villarreal te Atletico Madrid • Felipe Anderson | Nga Lazio te West Ham • Paco Alcacer | Nga Barcelona te Dortmund • Cristiano Ronaldo | Nga Real Madrid te Juventus • Lucas Torreira | Nga Sampdoria te Arsenal • Joao Cancelo | Nga Valencia te Juventus • Alisson | Nga Roma te Liverpool.

Previous Next