Manchester Utd se bën hesap Bournemouthin, duke i shkaktuar humbje me rezultat bindës 4:1, në ndeshjen e javës së 20-të të Premier League.

Paul Pogba shënoi dy gola për fitoren e thellë. Ai e hapi serinë e golave në minutën e 5-të, ndërsa në atë të 33-tën me kokë shënoi nga afërsia për 2:0. Marcus Rashford ngriti epërsinë në fund të pjesë së parë, ndërsa Nathan Ake ngushton rezultatin në 3:1 në minutën e 45+2. Në minutën e 72-të, Pogba prej më të mirëve në fushë, për mrekulli asistoi deri te Romelu Lukaku dhe ky vulosi fitoren në 4:1. Manchester Utd është në vend të gjashtë me 35 pikë, kurse Bournemouthi i 12-ti me 26.

Previous Next