Real Madrid dhe Barcelona janë dy klubet spanjolle të interesuara për qendërmbrojtësi e skuadrës franceze Toulouse.

Siç raportojnë mediat spanjollë dy gjigantët spanjollë tashmë janë duke menduar për të dërguar ofertat e para te klubi francez. Todibo, i cili mbushi 19 vjet disa ditë më parë, është njëri nga talentët e Ligës Franceze, dhe duke parë që kontrata me klubin aktual i skadon në fund të sezonit disa klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të. RB Leipzig, Bayer Leverkusen dhe Juventus janë ekipet tjera të interesuara për francezin.

Previous Next