Paris Saint-Germain dhe Roma dëshirojnë shërbimet e Ander Herrera-s.

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2019 dhe prandaj vëmendja nga disa klube të mëdha evropiane për të përfituar nga kjo situatë është mjaftë e madhe. Monchi, drejtori sportiv i AS Roma, thuhet se është i interesuar për Herrera dhe dëshiron ta sjellë atë në kryeqytetin italian verën e ardhshme. Megjithatë, Paris Saint-Germain janë gjithashtu në drejtimin e njëjte dhe kërkojnë që në sezonin e ardhshëm ti kenë shërbimet e mesfushorit të Manchester United. Mirëpo mbetet në dorën e vetë lojtarit që të zgjedh se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm.

Previous Next