“L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, është hapur sot me një lajm bombastik, teksa shkruan se PSG ka në plan të shesë njërin nga dy yjet e saj të mëdhenj, në fund të sezonit, për të përmbushur kushtet e “fair play financiar”.
Neymar, ose Mbappé mund të ndryshojë “ajrin”, kur të përfundojë ky sezon, edhe pse menjëherë, vetë klubi parizien e ka mohuar një informacion të tillë. Sipas gazetës franceze, frika e shkeljes së rregullave të “fair play financiar” do ta detyronte ekipin e Tuschel të shiste në një nga dy yjet e botës në futboll. Klubi kampion i Francës mund të bëjë më shumë para, nëse vendos të shesë Mbappé, por një nga klubet e interesuara, Manchester United, synon të marrë shërbimet e Neymar. Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vendimi i UEFA-s për “fair play financiar”, pas një hetimi që ka nisur ndaj PSG. Ky vendim pritet të merret brenda pak javësh.
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
INFOℹ
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡