Paris Saint Germian raportohet të ketë arritur marrëveshje me Ajax, për transferimin e talentit Frankie de Jong.
21 vjeçari do t’u kushtojë kampionëve të Francës hiq më pak se 75 milionë euro, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë i Ajax.
Pas një sërë ndeshjesh mahnitëse me Ajaxin në Holandë, De Jong ishte cak i shumë skuadrave të Evropës, e në veçanti Barcelonës. Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur Barcelona, Xavi Hernandez, ka thënë se De Jong është një lojtar që i është dashur Barcelonës, duke e krahasuar atë me Sergio Busquets. “Unë nuk e kam parë shumë atë, por ajo që pashë më ka mahnitur. Stili i lojës së tij më kujton Sergion. Shkolla e Ajax është e ngjashme me Barcelonën. Përfundimisht, të gjithë ne po mësonim nga Cruyff, jemi pjesë e shkollës holandeze. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se De Jong mund të përshtatet në stilin e lojës tonë”, ka deklaruar Xavi. “Arthur, Rabiot dhe De Jong, janë lojtarët për të cilët ka nevojë Barcelona. Janë teknikisht të përsosur, punojnë shumë për ekipin dhe janë shumë të talentuar”.
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
INFOℹ
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡