Mesfushori francez do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Barcelona e kërkon ta përfundojë sa më shpejtë transferimin Adrien Rabiot.Katalanasit kanë bërë një ofertë prej 5 milionë euro PSG-së për të transferuar mesfushorin, i cili në qershor do të jetë një lojtar i lirë, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me kampionët e Francës. Spanjollët po ashtu i kanë ofruar edhe 10 milionë euro mesfushorit 23-vjeçar. Rabiot refuzoi disa herë ofertën e drejtuesve të PSG-së për të rinovuar kontratën, ndërsa këta të fundit pak ditë më parë deklaruan se për këtë arsye mesfushori deri në qershor nuk do të zbresë më në fushë, si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të tij. Për të mos transferuar një lojtar jashtë formës fizike në qershor, Barcelona ka menduar të paguaj këto pesë milionë euro, në mënyrë që ta transferojë atë që në janar.

Previous Next