Ylli argjentinas është i lumtur te Barcelona.

Lionel Messi ka folur rreth së ardhmes së tij te Barcelona dhe dha një përgjigje ndaj ftesës që i ka bërë Cristiano Ronaldo për t’iu bashkuar atij në futbollin italian.“Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim. Jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë të ndryshoj ekip apo kampionat për të vendosur objektiva të reja”, theksoi Messi. Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili Topin e Artë, duke dominuan skenën e futbollit në dekadën e fundit. Dominimi i tyre u ndal në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modriq, që e mori çmimin në fjalë. Argjentinasi foli edhe për këtë çështje. “Pashë kandidatët për Topin e Artë dhe e dija që nuk isha në garë. Unë e dua shumë futbollin, por familja është mbi të gjitha”.

Previous Next