Redi Ejupi ka dhënë mendimin e tij për shortin e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Analisti Shqiptar, Redi Ejupi, ka thënë se Kosova nuk ka grup të lehtë, por mund t’ia dalë mirë. “Shorti i Kosovës? Mendoj se është një grup i vështirë, por që mund t’ia dalë mirë.”, tha fillimisht ai në Procesin Sportiv.


“Bullgaria dhe Mali i Zi, mendoj se janë nën nivelin e Kosovës, andaj mund t’i mposhtin që të dy kombëtaret. “Ky short ka veçori se mund të kualifikohen dy skuadra, mirëpo nuk duhet të harrohet Çekia që është tejet e fortë. Mendoj se Kosova do të përfundojë në vendin e tretë”, ka shtuar më tej Ejupi.

Previous Next