Në mes të tekeve të fatit, shorti i 1/16 të Champions Leagues solli Cristiano Ronaldon përsëri në Madrid, pasi la Realin gjatë afatit kalimtar të verës.
Pas nëntë sezoneve në Santiago Bernabeu, portugezi kthehet në kryeqytetin spanjoll, shtëpia e tij për pothuajse një dekadë.
Megjithatë, italianët do të udhëtojnë një ditë më parë për të stërvitur dhe adaptuar me fushën, që do të thotë se Ronaldo do të jetë në Madridi më 18 shkurt. Atletico është njëra prej skuadrave viktimë të tij pasi që ai është lojtari i tretë që ka shënuar gola më se shumti kundër tyre, 22. Para tyre është vetëm Sevilla që Ronaldo ia ka shënuar 27 dhe Getafe të cilëve ju ka shënuar 23, këtu pa llogaritur penalltitë. Ai ishte po ashtu lojtari kryesor që Atletico humbi dy finalet në Champions League kundër Realit. Në Lisbonë, ai shënoi golin e katër, derisa në Milan, ai arriti një penallti vendimtare, e cila ia dha skuadrës së tij trofeun.
CR7 kthehet në shkurt, shtatë muaj pasi që e lënë qytetin të cilin ai dikur e quante shtëpi. Megjithatë, kësaj here, ai do të luan në një territor armiqësor të njohur.