Maurizio Sarri ka sugjeruar thirrjen e një psikologu sportiv për të punuar me lojtarët e Chelsea pasi që ka akuzuar “konfuzionin mental” në humbjen e së shtunës kundër Leicester City.

Pas ndeshjes Sarri ka kritikuar lojtarët e tij për reagimin pas golit të Vardyt ashtu siç kishte bërë momentin kur Chelsea kishte humbur 2-1 kundër Wolves në Molineux në fillim të këtij muaji, ku ka theksuar se këtu kemi të bëjmë me një jo konsistencë mentale sesa taktike apo fizike.


I pyetur se a ka kërkuar një psikolog sportiv për të ndihmuar për këto probleme Chelsean, Sarri është përgjigjur: Jo, në këtë moment, sepse nuk është e lehtë. “Kam pasur një psikolog sportiv para 15 viteve. Në Itali ishte me të vërtetë shumë e vështirë sepse klubet nuk ishin gati në atë moment, por mendoj që ata nuk janë gati edhe në këtë moment. Kjo ishte përvoja e ime në Itali’. “Nuk e di si është këtu. Ne mund të flasim me klubin për këtë. Pse jo?”. “Është e qartë që nuk humbëm për shkak të mënyrës si luajtëm. Ne ishim pak të pafat dhe pastaj ne humbëm për shkak të reagimit pas golit, që ishte totalisht gabim, mendoj”, përfundoi Sarri.

Previous Next