Liverpooli me shumë mund importoi tri pikë nga Burnley.

Një fitore domethënëse dhe i rrinë në bisht lideri Manchester City. Futbollisti Xherdan Shaqiri shënoi gol për fitoren e madhe. Ai u paraqit standard, dha maksimumin për fitoren e madhe të "Redsave" me rezultat 3:1 kundër Burnleyt, në ndeshjen e javës së 15-të të Premier League në futboll. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Cork në minutën e 54-të, por nënkampioni i Evropës nuk ka lejuar befasi. Për shtatë minuta shënuan dy herë, Milner në minutën e 62-të dhe Firmino në atë të 69-tën dhe Shaqiri shënoi për 3:1 në minutën e 90+2. Liverpooli është në vend të dytë me 39 pikë, ka dy me pak se City. Ndërkaq, Chelsea shokohet si mysafirë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Wolves. Loftus-Cheek në minutën e 18-të shënoi për Chelseat dhe Jimenez (59') e Jota (63') për Chelseat. Chelsea është në vend të katërt me 31 pikë, kurse Wolves i 12-të me 19.



Previous Next