Derbi i Premierligës angleze mes Manchester United dhe Arsenalit, ka përfunduar me barazim 2-2.

Llogarinë e golave e hapi shqiptari Shkodran Mustafi (26’), i cili shënoi një gol të bukur me kokë. Vendasit barazuan rezultatin pas 4 minutave përmes Martial.


Arsenali sërish kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Lacazette (68’), por kjo epërsi zgjati vetëm një minutë, pasi goli i barazimit për herë të dytë erdhi nga Lingard. Kurse në takimin tjetër, Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të lehtë ndaj Southampton, duke e mposhtur me rezultat 3-1. Tottenham Hotspur tani ka marrë pozitën e 3-të me 33 pikë, Chelsea pas humbjes që pësoi sonte është në pozitën e 4-të me 31 pikë, kurse Arsenali është i 5-ti me 30 pikë.

Previous Next