Manchester United duhet t’i paguajë 20 milionë euro Jose Mourinho-s nëse vendos ta shkarkojë.
Mourinho po has vështirësi të mëdha në Old Trafford pas humbjes 3-1 ndaj Liverpool. Aktualisht, Djajtë ndodhen në vend të gjashtë të renditjes, 11 pikë larg vendit të katërt të renditjes, dhe vetëm katër pikë më shumë se Leicester në vend të 12. Klubi nuk ka plane për ta shkarkuar trajnerin, por do të detyrohet t’i “presë kokën” portugezit nëse rezultatet nuk përmirësohen. Dhe nëse vendosin ta heqin nga posti Mourinho-n, i cili vetëm 11 muaj më parë rinovoi kontratën, duhet t’i paguajnë 20 milionë euro.