Shorti i tërhequr për fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve ka vendosur përball Barcelonën dhe Lyonin.
Trajneri i Barcës, Ernesto Valverde duket se nuk është aspak i qetë për përballjen e radhës së skuadrës së tij. Ai ka thënë se Lyon janë skuadër e papërshtatshme, pasur parasysh edhe paraqitjet e mira kundër Manchester City.
“E vërteta është se e kam parë pak Lyonin. E kam një ide të përgjithshme. Aty ka disa lojtarë që ne duhet t’i kemi kujdes, por duhet të përgatitemi mirë” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp. “Është një skuadër që konkurroi me Manchester City për lidershipin e grupit deri në ndeshjen e fundit, dhe fituan në fushën e tyre” ka thënë tutje trajneri i Barcës. “Kam ndjesinë se ata shumë të rrezikshëm. Ata dalin shumë shpejtë përpara dhe duhet të kemi kujdes” ka thënë ndër të tjerash spanjolli. Barca do të udhëtojë në Francë më 19 shkurt para se të luajnë ndeshjen e dytë në Spanjë.