Me Patrik Schick, i cili nuk po arrin të gjejë golin, Roma është e detyruar të hidhet në merkato për të siguruar një sulmues për pjesën e mbetur të kampionatit.

Verdhekuqtë janë rikthyer të interesohen për Michy Batshuayi, i cili aktualisht luan i huazuar te Valencia, por kartoni i tij zotërohet nga Chelsea.


Ish-lojtari i Borussia Dortmund, nuk po bind me paraqitjet e tij në Spanjë, ku ka realizuar vetëm 3 gola dhe sipas mediave angleze, lojtari mund të rikthehet në Londër për t’u huazuar sërish te ndonjë ekip tjetër. Po sipas asaj që raportojnë në Angli, në “Pole Position” për shërbimet e sulmuesit është Crystal Palace, por as italianët nuk mbeten pas, pasi kanë kohë në ndjekje të belgut.

Previous Next