Tottenhami ka shkatërruar me rezultatin e thellë 6-2 Evertonin në "Goodison Park", ndeshje e vlefshme për javën e 18 të Premier Leagues.

Evrtoni fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 21’ kur Theo Walcott kaloi në avantazh skuadrën e tij, gjashtë minuta më vonë Son Heung-min barazoi rezultati në 1-1.


Në minutën e 35’ Dele Ali përmbysi rezultatin në 2-1, dhe mbas shtatë minuta më vonë Harry Kane shënoi golin e tretë për Spursat. Me fillimin e pjesës së dytë Christian Eriksen shënoi një supergol nga distanca, tre minuta më vonë Gylfi Sigurdsson shënoi për Evertonin dhe rezultati shkoi në 2-4. Son shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61', kurse në minutën e 74’ Harry Kane shënoi golin e dytë personal të takimit dhe rezultatin final 6-2. Pas kësaj fitoreje Tottenhami renditet në vendin e 3 me 42 pikë, gjashtë më pak se Liverpooli në krye, kurse Evertoni është në vendin e 11 me 24 pikë.

Previous Next