Projekti për të zhvilluar derbin katalanas mes Barcelonës dhe Girona në “Hard Rock Stadium” të Miami, në program për datën 27 janar, ka perënduar përfundimisht.
Edhe vetë presidenti i La Liga, Javier Tebas, promovues i madh i nismës pas marrëveshjes së arritur me shoqërinë amerikante “Relevant” që parashikon zhvillimin e një ndeshje kampionati në SHBA për 15 vitet e ardhshme, u desh të dorëzohej pas mendimeve negative të Federatës Spanjolle të Futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s.
Mbase, projekti vetëm sa është shtyrë, duke konsideruar që Tebas duket gati të rikthehet në fuqi duke nisur nga sezoni i ardhshëm, por ndërkohë ka dalë një prapaskenë, e zbuluar nga “AS”, sipas të cilit mendimi kryesor për dështimin e nismës revolucionare ishte e vetë Barcelonës, pas kërcënimeve me sanksione të tmerrshme nga ana e UEFA-s, në rast se projekti do të ecte përpara. Specifikisht, klubi blaugrana ka rrezikuar përjashtimin nga Champions League për një ose më shumë sezone dhe madje edhe ndaj futbollistëve të Barcelonës që të mos përfaqësonin kombëtaret e tyre në ndeshjet ndërkombëtare. Mjaftueshëm për të braktisur dhe lënë të vetëm Tebas...