Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, të cilët po qëndrojnë në Zvicër, pas takimit me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, e kanë takuar në një takim joformal dhe miqësor ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini.


Me këtë rast presidenti Ademi e ka falënderuar legjendën e futbollit francez për gjithçka çfarë bëri për futbollin e Kosovës dhe për hapjen e rrugës së anëtarësimit në UEFA. Njëherësh atij iu bë ftesë për të qenë mysafir i FFK-së si shenjë falënderimi për atë që bëri për futbollin e Kosovës, të cilën ai e pranojë me kënaqësi. Nga ana e tij Platini e kujtojë rrugëtimin e FFK-së për në UEFA e FIFA, derisa me nostalgji e kujtojë presidentin Fadil Vokrri dhe shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta. Platini premtoi se shumë shpejtë do të jetë për vizitë në Kosovë.

Previous Next