Wolves ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Chelseat në stadiumin "Molineux", ndeshje e vlefshme për javën e 15 të Premierligës.

Blutë e Londrës kaluan në avantazh që në minutën e 18' me golin e Loftus-Cheek. Në pjesën e dytë Wolves i mjaftuan vetëm 4 minuta për të përmbysur rezultatin. Golin e barazimit e shënoi Jimenez në të 59' dhe të dytin e shënoi Jota në të 63'. Pas kësaj humbje Chelsea renditet në vednin e 4 me 31 pikë, ndërsa Wolves në vendin e 12 me 19 pikë.


Previous Next