Klubi londinez është afër të kryejë transferimin e parë në afatin kalimtar të janarit.

Christian Pulisiq është shumë pranë kalimit te Chelsea. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Dortmund është i gatshëm ta lëshojë lojtarin amerikan. Blutë do të paguajnë 70 milionë euro për talentin amerikan, i cili shihet edhe si zëvendësuesi ideal i Eden Hazard, i cili me gjasë do të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij stinori. Pulisiq po zhvillon një sezon fantastik me Dortmundin, skuadër kjo e cila e kryeson Bundesligën pas sezonit vjeshtor në Gjermani.

Previous Next