Javët e fundit Lionel Messi është rikthyer ai i vjetri.

Pas eliminimit zhgënjyes nga Roma në Champions League, argjentinasi nuk bëri një Botëror të mirë gjatë verës në Rusi teksa përfaqësuesja e tij u eliminua para kohe nga Franca. Pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për katër javë, ai është rikthyer vendimtar për katalanasit. Gjysmën e fundit të sezonit ai e ka mbyllur me 21 gola në të gjithë kompeticionet. Por një statistikë interesante zbulon se numri 10 i Barcelona-s nuk ka arritur të shënojë asnjë prej këtyre golave me kokë. Përveç gjysmës së parë të sezonit aktual, ai nuk ka përdorur kokën në asnjë prej golave të shënuar në fazën e dytë të sezonit të kaluar. Messi e ka mbyllur vitin 2018 pa asnjë gol të shënuar me kokë, diçka që nuk ndodhte që prej vitit 2007.

Previous Next