Arbër Zeneli ka folur për interesimin e skuadrës turke, Fernerbahce, për shërbimet e tij.
Sulmuesi 23-vjeçar po kalon në formë të mirë këtë sezon me skuadrën holandeze, Heerenveen. Përveç kësaj, Zeneli po shkëlqen edhe me fanellën e kombëtares së Kosovës, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime për bashkëlojtarët.
Sipas mediave, Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk, Fenerbahce, të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Për këtë ka folur edhe vet sulmuesi i Kosovës, i cili ka thënë se ka dëgjuar për interesimin e turqve dhe se ky është një nder i madh për të. “Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce”. “Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua”, ka thënë Arbër Zeneli.
——————————————————————
INFO:
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————



