Të lodhur? Po. Sepse bëjnë një punë shumë të bukur, por që në fund i sfilit.
Shumë prej tyre, ndoshta të lidhur ngushtë me të kaluarën, provojnë të vazhdojnë me çdo kusht. Pasi varin këpucët në gozhdë, zbarkojnë në stol dhe ata të aftët ndoshta bëhen disa prej më të mirëve të të gjitha kohërave.
Kështu ka ndodhur me Zinedine Zidane, që ka marrë vendin e Benitez te Real Madrid dhe ka hyrë në historinë e Champions League dhe atë të futbollit. Por a do të donin të gjithë të bënin si francezi? Jo, të paktën sipas një prej ish-të besuarve të tij. Pasi ka fituar gjithçka të mundur, Toni Kroos, në prag të 29-vjetorit, shikon nga e ardhmja dhe e imagjinon shumë të ndryshme nga e tashmja. “Nuk do të më pëlqente të bëhesha trajner, nuk dua të kem në të ardhmen të njëjtën jetë që kam tani, duke udhëtuar vazhdimisht, pa qëndruar kurrë në shtëpi”, ka thënë gjermani për “AS”. “Dhe puna e trajnerit është më keq, sepse duhet të mendosh për skuadrën. Nuk dua të punoj si trajner në të ardhmen”. Gjermani nuk nxiton dhe do të mund të vendosë me qetësi se çfarë do të bëjë pas futbollit: “Nuk e di, nuk kam patur kohë për ta menduar. Jam bërë futbollist që në moshën 16 vjeç. Kam filluar të stërvitem me Bayern në atë moshë dhe një vit më vonë debutova me ekipin e parë… Kështu është e lehtë të zgjedhësh një profesion”. Kroos është një nga më të mirët e Real falë… Guardiola-s! Mesfushori është bërë një nga më të aftët në pozicionin e tij falë trajnerit katalanas, me të cilin ka punuar te Bayern Munich në sezonin 2013-14.
“Pep ka një stil unik. Me atë kam arritur në një nivel tjetër”, ka thënë disa herë Kroos, i cili nuk ka patur frikë të transferohet nga Bayern te Real pas triumfit në Botërorin e 2014-ës: “Ka qenë një hap i madh. Isha 24 vjeç dhe nuk ka qenë e lehtë të largohem nga vendi im. Por ndihem mirë këtu, gruaja ime është e jashtëzakonshme, fëmijët janë të lumtur, kam sukses, koha është e mirë. Dhe, siç e dini, proshuta është e mirë”. Me pak fjalë, Kroos ka akoma një dëshirë të madhe për Real-in, por aspak për profesionin e trajnerit.
——————————————————————
INFO:
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————